Ministrja e Jashtme e Shqipërisë dërgon letër falënderimi Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë i është drejtuar me një letër falënderimi kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Nevzad Rexhepi, pas urimit që ky institucion i ka dërguar me rastin e marrjes së detyrës së re.

Në letrën e saj, ministrja shpreh mirënjohje për urimin dhe thekson se vëmendja, kujdesi dhe mbështetja e shtetit shqiptar për shqiptarët në Luginën e Preshevës do të vazhdojë me përkushtim të shtuar.

“Vëmendja, kujdesi dhe mbështetja e shtetit shqiptar dhe e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për shqiptarët në Luginën e Preshevës do të vazhdojë me përkushtim të shtuar,” – thuhet ndër të tjera në letrën e ministres.

Ajo ka vlerësuar angazhimin e deritanishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe është shprehur e bindur se bashkëpunimi mes institucioneve do të thellohet më tej, në adresimin e problematikave dhe sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Përparimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë mbetet boshti i angazhimit tonë të përbashkët,” – shkruan ministrja në fund të letrës.

Letra përfundon me urimet më të mira për z. Rexhepi dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar.