Ministri Beriša vizitoi Bujanocin: Dialogu është çelësi për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 24 shtator 2025 – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social, Dëmo Berisha, realizoi një vizitë zyrtare në komunën e Bujanocit, ku u takua me kryetarin e komunës, Arbër Pajaziti, kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinović, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes ministrisë përkatëse dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në këtë rajon, duke përfshirë edhe takime me qytetarët dhe diskutime rreth sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

Në takim u analizua situata aktuale në nivel lokal dhe u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm, bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen kushte më të mira jetese – në përputhje me politikat e Qeverisë së Serbisë.

Ministri Berisha theksoi se prioritet i ministrisë që ai drejton janë njerëzit dhe përmirësimi i të drejtave dhe lirive të tyre. Megjithatë, ai shprehu shqetësim për mungesën e komunikimit me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar.

„Këshilli Kombëtar i pakicës kombëtare shqiptare, me veprimet e tij të deritanishme dhe refuzimin për të marrë pjesë në ndonjë formë dialogu të iniciuar nga ministria, del përtej kompetencave të përcaktuara me ligj që kanë të bëjnë me arsimimin, informimin, kulturën dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit. Kjo ngre pyetjen nëse një sjellje e tillë është në dobi apo në dëm të vetë shqiptarëve, veçanërisht në kohë kur po ndërtojmë ura midis komuniteteve pakicë dhe shumicës – sepse ne jetojmë me njëri-tjetrin, jo pranë njëri-tjetrit“, deklaroi ministri Berisha.

Ai shtoi se këshillat kombëtare janë partnerë të rëndësishëm të qeverisë në krijimin e politikave për pakicat dhe se është urgjente që të rifillojë dialogu me përfaqësuesit shqiptarë, për hir të interesave të përbashkëta të qytetarëve, si shqiptarë ashtu edhe serbë.

Burimi: Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social