MILAZIM KRASNIQI: FAJTORI KRYESOR PËR SJELLJET BLLOKUESE ËSHTË KFOR-I!

Publikuar 1 vit më parë

Porofesori Universitar, Milazim Krasniqi në faqen e tij të facebookut, shkroi një shkrim lidhur me bllokimin e krijimit të Parlamentit të Kosovës, për sjelljet dhe destruktivitetin e institucioneve tona, për të cilat, mendon se fajtor është KFOR-i.
Ai këtë pohim e arsyeton në shkrimin e tij:

“Fajtori kryesor për sjelljet bllokuese dhe destruktive të institucioneve tona duket të jetë KFOR-i. Pse? Sepse duke mbajtur të sigurt kufijtë e Kosovës, KFOR-i krijon komoditet që titullarët të shesin trimni, pa e pasur kasavet kryesor rrezikun nga Serbia. Jam i bindur se po ta kishim nën përgjegjësi kufirin me Serbinë, krejt tjetër qeverisje e tjetër politikë do të kishim në Kosovë. Më kujtohet me këtë rast një përgjigje e Lupço Georgievskit, në pyetjen pse si kryeministër, i kishte zbutë fjalët. Ai thoshte se tash që Maqedonia ishte shtet i pavarur, duhej sjellje më me kujdes sepse i duhet të mbrohet vetë. Unë nuk mendoj se KFOR duhet të largohet, por mendoj se prezenca e tij dhe mandati i tij nuk duhet të abuzohet nga qeveritë dhe partitë tona kështu si po abuzohet, duke e injoruar rrezikun nga Serbia e duke e këmbyer me kriza politike të brendshme, për motive të ulëta të mbajtjes së pushtetit, duke shkelë edhe ligjet e kushtetutën, të cilat në instancë të fundit na i mbron KFOR-i. Ne do të duhej ta shfrytëzonim këtë kohë e të ndërtonim unitet, që të jemi një ditë të aftë ta mbrojmë kufirin vetë. Kushdo që sot thotë se jemi të aftë ta mbrojmë, gënjen.”

A1info