Medvegja nderon trashëgiminë kulturore shqiptare me “Nëntor Lugine”

Publikuar 7 muaj më parë

Medvegjë, 24 Nëntor 2025 – Në Qendrën e Kulturës në Medvegjë u zhvillua sot një aktivitet kulturor i pasur, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në programin e manifestimit u përfshinë këngë dhe valle tradicionale, veshje medvegjase dhe krelanë e dra, si dhe interpretimi i muzikës shqiptare me qifteli. Aktiviteti solli në pah rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe traditave kombëtare të komunitetit shqiptar në këtë rajon.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Medvegjës, duke e konsideruar aktivitetin si një mënyrë për të forcuar krenarinë për identitetin kombëtar.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.