Mediume serbe përdorin terminologji raciste pas nderimit të Natasha Kandiq në Prishtinë “ŠIPTARI ODLIKOVALI OZLOGLAŠENU SRBOMRZITELJKU”
Pas nderimit të aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, me Çelësin e Qytetit të Prishtinës nga kryetari Përparim Rama, disa mediume në Serbi kanë reaguar me gjuhë fyese dhe terminologji raciste.
Në disa tituj të publikuar, është përdorur termi ofendues “Šiptari”, si dhe akuza të rënda ndaj Kandiqit, e cila u quajt “urrejtëse famëkeqe e serbëve”.
Një nga titujt që qarkulloi ishte:
“ŠIPTARI ODLIKOVALI OZLOGLAŠENU SRBOMRZITELJKU: Nataši Kandić Ključ Grada Prištine za veleizdaju Srba na KiM (VIDEO)”
(që në shqip përkthehet: “Shqiptarët nderuan urrejtësen famëkeqe të serbëve: Natasha Kandiq mori Çelësin e Qytetit të Prishtinës për tradhtinë ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi”).
Përdorimi i kësaj gjuhe denigruese pasqyron tensionet e pazgjidhura në rajon dhe sulmet ndaj atyre që angazhohen për drejtësi, paqe dhe pajtim.