Media serbe ‘Kosovo Online’: Azem Shkrela demaskon aksionet ‘filmike’ të Policisë së Kosovës në veri

Publikuar 1 vit më parë

Portali serb Kosovo Online i ka kushtuar vëmendje deklaratës së analistit dhe gazetarit Azem Shkrela, i cili ditë më parë ka komentuar veprimet e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sipas mediumit, Shkrela ka vlerësuar se policia është duke “xhiruar filma” në këtë pjesë të territorit, duke aluduar në operacione të teatrazuara apo të panevojshme.

Deklarata e tij është cituar në kontekstin e ngjarjes së fundit ku Milan Radojiç u dëbua nga policia e Kosovës. Sipas Kosovo Online, bazuar në analizën e Shkrelës, veprimi ndaj Radojiçit është interpretuar si “i padrejtë” dhe pjesë e një skenari që synon tensionimin e situatës.

Mediumi serb ka shfrytëzuar komentet e Shkrelës për të ndërtuar një narrativë që kritikon qasjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës në veri, duke sugjeruar se këto ndërhyrje janë të motivuara politikisht dhe jo të bazuara në ligj.

Këto interpretime vijnë në një kohë kur situata në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar, ndërsa veprimet e Policisë së Kosovës shpeshherë shkaktojnë reagime të ashpra në mediat serbe dhe zyrtarët në Beograd.

Ndërsa disa analistë janë rresbtuar në anën e Redajçiqit.