Mbretëria e Bashkuar Mbështet Të Rinjtë e Preshevës përmes Programit “Spark”
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, priti sot në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët vlerësuan lart mbështetjen dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e të rinjve në Preshevë. Takimi u zhvillua me:
✅ Stephanie Shillinglaw – Koordinatore e Programit për të Rinjtë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd
✅ Jeremy Lang – Menaxher në British Council
✅ Vlladani – Punëtor në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar
Programi “Spark”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe i zbatuar nga British Council, ka për fokus fuqizimin e të rinjve përmes projekteve rinore gjithëpërfshirëse në Novi Pazar, Bujanoc dhe Preshevë. Ky program ofron mundësi për dy komponentë të granteve:
1️⃣ Mbështetja e grupeve joformale të nxënësve të shkollave të mesme
2️⃣ Fuqizimi i kohezionit social mes të rinjve të komuniteteve të ndryshme etnike
Ky program paraqet një mundësi të rëndësishme për të rinjtë e Preshevës dhe përpjekjet për një të ardhme më të mirë për ta. Ka shkruar Sinani.
A1 info