Mbështetja financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar rikthehet për shqyrtim në Qeverinë e Kosovës

Publikuar 2 javë më parë

Enkel Rexhepi: Do ta ndjekim procesin deri në realizimin e mbështetjes – Lugina nuk mbetet vetëm!

Mbështetja financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar rikthehet për herë të tretë për shqyrtim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çështja pritet të trajtohet në mbledhjen e shtatë të Qeverisë, pas bllokimeve nga Serbia në muajin janar dhe gusht.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se institucioni që ai përfaqëson do të vazhdojë të angazhohet që mjetet financiare të arrijnë te përfituesit e tyre.

Sipas Rexhepit, kjo mbështetje përfshin 129 projekte dhe katër programe që synojnë të ndihmojnë komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Programet përfshijnë sigurimin e librave falas, praktikën profesionale, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe avokimin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Rexhepi ka theksuar se bllokimi i kësaj mbështetjeje ndikon drejtpërdrejt te nxënësit, të rinjtë, organizatat dhe funksionimi institucional i komunitetit shqiptar.

Ai ka nënvizuar se bëhet fjalë për mjete financiare transparente, me qëllime të qarta dhe përfitues të përcaktuar.

Në këtë kontekst, Rexhepi ka shprehur mirënjohje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkushtimin dhe këmbënguljen në mbështetjen e Luginës së Preshevës.

Ai ka bërë të ditur se Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta ndjekë procesin deri në realizimin e mbështetjes financiare.

“Përballë çdo pengese, përgjegjësia jonë mbetet e njëjtë: të mos heqim dorë. Do ta ndjekim këtë proces deri në realizimin e mbështetjes. Lugina nuk mbetet vetëm!”, ka theksuar Rexhepi.