MBAHEN TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT
Kumanovë, 09.03.2025
Në Kumanovë, u mbajtën Takimet Poetike të Karadakut, Edicioni i 33 –të, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë.
Ky takim u organizua në Fakultetin e Administratës dhe Biznesit.
Takmimin e shpalli të hapur, kryetari i Klubit, prof.dr. Sunaj Rahimi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirë se ardhje në manifestim.
Në këtë eveniment lexuan pesëmbëdhjetë poetë nga vise të ndryshme shqiptare dhe kishte kartakterin garues.
Juria për përzgjedhjen e tri poezive fituese ishte: Selajdin Shabani, Lindita Ramushi-Dushku dhe Bilall Maliqi.
Poeti Alfons Zeneli, mori çmimin “Jehona Poetike”
Poetja, Alketa Spahiu, çmimin “Doruntina”
Poeti Sermet Sulejmani, çmimin “Fadil Bekteshi”.
A1info