MBAHET MANIFESTIMI “LULËKUQET E PRILLIT” NË DARDANË. SHKRIMTARI BILALL MALIQI MERR ÇMIMIN E DYTË NË KONKURSIN ANONIM
Shkrimtari, Bilall Maliqi, në Manifestimin tradicional “Lulëkuqet e prillit” që mbahet në qytetin e Dardanës, merr çmimine dytë.
Ky Manifestim ka karakterin garues dhe organizohet nga Klubi Letrar “Nositi” nga Dardana.
Manifestimin në fjalë e shpalli të hapur kryetari i Klubit Letrar “Nositi” i Dardanës, Nexhat Rexha.
Në konkursin anonim, me shifër kishin konkurruar mbi 75 poetë nga mbarë viset shqiptare, ndërsa juria profesionale e përbërë: Albina Idrizi, Sinan Sadiku dhe Bajram Kallaba, kishin seleksionuar vetëm 33 poezi për lexim dhe konkurrim.
Në orën e madhe letrare që u mbajt sot në Dardanë lexuan poetët e pranishëm, ndërsa juria përzgjodhi tre çmime:
Çmimi i parë i takoi poetes, Ajne Ibërhysaj;
Çmimi i dytë, shkrimtarit, Bilall Maliqi;
Çmimi i tretë, poetes, Kaltrina Berisha.
Në fund organizatori shtroi një drekë për poetët e pranishëm.
A1info