Sami Salihu: PVD-në e quan mashtrues tipik, hajna klasik!
Sot, Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) refuzoi takimin e planifikuar me ministrin Demo Berisha, duke theksuar pakënaqësinë e tyre ndaj qasjes së tij në raport me çështjet arsimore në Preshevë.
Vetëm një ditë më parë, KKSH shpërndau libra shkollorë së bashku me Martinoviqin nga qeveria, veprim që ka ngjallur reagime të shumta dhe akuza për qëndrime të dyfishta.
Ndërsa pardje, Këshilli ishte pajtuar me Ministrinë për emërimin e drejtorit të shkollës fillore në Preshevë, duke lënë të hapur dyshime për marrëveshje të fshehta e pazare politike.
👉 Banorët e Preshevës po e shohin këtë si një shembull të qartë të mashtrimeve politike dhe interesave të ngushta, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga KKSH.