Martinoviq reagon ndaj Kamberit: Të drejtat e pakicës shqiptare janë të garantuara me ligj

Publikuar 7 muaj më parë

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Dr. Aleksandar Martinoviq, ka reaguar ndaj paraqitjeve të deputetit Shaip Kamberi në media, duke vlerësuar se pretendimet për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë të pasakta dhe tendencioze.

Në një komunikatë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, Trupi Koordinues thekson se Republika e Serbisë është shtet demokratik me kornizë të zhvilluar ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Sipas komunikatës, pakica shqiptare gëzon të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe ligje, përfshirë arsimin në gjuhën amtare, përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, informimin dhe pjesëmarrjen politike.

Trupi Koordinues nënvizon se po punon vazhdimisht për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes investimeve në infrastrukturë, arsim dhe punësim, si dhe për forcimin e vetëqeverisjeve lokale dhe ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Duke iu referuar çështjes së ashtuquajtur të “pasivizimit të adresave”, në komunikatë thuhet se bëhet fjalë për procedurë administrative të paraparë me ligj, e cila zbatohet në mënyrë të njëjtë në gjithë territorin e Serbisë dhe nuk ka karakter selektiv mbi baza kombëtare. Sipas Trupit Koordinues, në çdo rast individual është e garantuar mbrojtja ligjore.

Në fushën e arsimit, theksohet se mësimi në gjuhën shqipe organizohet në të gjitha nivelet arsimore në këto komuna. Ministria e Arsimit ka angazhuar edhe një këshilltar të jashtëm për gjuhën shqipe në Drejtorinë Shkollore të Leskovcit. Për vitin shkollor 2025/2026, në katalogun zyrtar janë përfshirë 78 tekste mësimore në gjuhën shqipe, si dhe 50 tekste për lëndën “Gjuha serbe si gjuhë joamtare”.

Ndër projektet konkrete të përmendura janë edhe përkthimi i librave universitarë në gjuhën shqipe për Fakultetin Ekonomik në Suboticë, renovimi i Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Luçanë me 90 milionë dinarë, si dhe hapja e dy grupeve të çerdheve për fëmijët shqiptarë në Bujanoc.

Në komunikatë përmenden edhe protestat e organizuara gjatë vitit 2024 nga Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare, ku janë ngritur kërkesa për pasivizimin e adresave, njohjen e diplomave, tekstet shkollore dhe përfaqësimin institucional.

Në fund, Trupi Koordinues thekson se Republika e Serbisë mbetet e hapur për dialog me përfaqësuesit e pakicës shqiptare dhe se çështjet që lidhen me të drejtat e pakicave duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit institucional, e jo përmes interpretimeve të njëanshme.