Martinoviq dhe Mitroviq vizitojnë Preshevën e Bujanocin – dhurojnë çanta dhe materiale shkollore për fillestarët
Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Dr. Aleksandar Martinoviq, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit të këtij trupi, Nenad Mitroviq, të enjten do të zhvillojnë një vizitë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.
Në kuadër të vizitës, ata do të shpërndajnë çanta dhe materiale shkollore për nxënësit e klasës së parë në disa shkolla fillore të rajonit, si mbështetje për fillimin e vitit të ri shkollor.
📍 Agjenda e vizitës:
Preshevë – Shkolla Fillore “9. Maj”, Leran ⏰ 11:00 – 11:45 Shpërndarja e çantave dhe mjeteve shkollore për nxënësit e klasës së parë. Bujanoc – Shkolla Fillore “Naim Frashëri” ⏰ 12:30 – 13:15 Vizitë dhe dhurim i materialeve shkollore për fillestarët. Bujanoc – Shkolla Fillore “Branko Radiçeviq” ⏰ 13:30 – 14:15 Shpërndarja e çantave dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasës së parë.