MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES BIBLIOTEKËS “MEHMET JUSUFI” DHE BIBLIOTEKËS NACIONALE TË TETOVËS
Sot në ambientet e Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim me bibliotekën nacionale të Tetovës.
Stafi i bibliotekës Nacionale të Tetovës të shoqëruar nga drejtori Mahi Murtezani, sot kanë vizituar bibliotekën e qytetit “ MEHMET JUSUFI “. Gjatë këtij takimi drejtoresha, Albina Azizi dhe drejtori z. Murtezani kanë nënshkruar marëveshjë bashkëpunimi me qëllim të nxitjes dhe forcimit , mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin në fushat e aktiviteteve bibliotekare, shkëmbimit të burimeve, promovimit të literaturës, kulturës dhe organizimit të aktivitetve të përbashkëta letrare. Në shenjë mirënjohje drejtoresha Azizi ka pranuar disa libra dhe një pikturë më objektin e vjetër të bibliotekës në Tetovë. Po ashtu në emër të bibliotekës të gjithë stafit të bibliotekës së Tetovës iua nda disa dhurata modestë dhe disa ekzemplarë mbi arsimin në Preshevë.
A1info