MARRËVESHJA E KONÇULIT – MES PRITJES DHE REALITETIT

Publikuar 2 javë më parë

Një çerek shekulli nga kjo marrëveshje, ende mbeten sfidat dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme në implementimin e saj të plotë, të arritur ndërmjet përfaqësuesve të UÇPMB-së, të cilët, nga njëra anë, mbrojtën pragun, dinjitetin, identitetin dhe referendumin e kësaj krahine shqiptare, që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Realiteti i shqiptarëve dhe pasojat e përditshmërisë me të cilat përballet kjo krahinë tregojnë se ende nuk ka të drejta të barabarta dhe se ajo ka mbetur ndërmjet premtimeve dhe moszbatimit, por edhe diskriminimit dhe çështjes së demilitarizimit të këtij rajoni, pasi janë të vendosura 48 minibaza ushtarake, të përqendruara në këtë krahinë.

Edhe pas gjithë kësaj kohe, Marrëveshja e Konçulit ka rëndësi jetike, pasi ishte një angazhim i përbashkët me faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtar.

Ishte reflektim dhe mbetet obligim për zbatim ndërmjet palëve të kësaj marrëveshjeje dhe realizimit të realitetit politik.

Asnjëherë nuk pati një vlerësim real mbi moszbatimin e pikave të saj, andaj vazhdon të mbetet një dimension politik, juridik dhe i sigurisë, ku moszbatimi krijon implikime në kontekstin e të drejtave themelore të njeriut dhe realizimin e të drejtave kolektive të këtij rajoni, duke përfshirë edhe sigurinë rajonale.

Një çerek shekulli nga arritja e Marrëveshjes së Konçulit, në funksion të stabilitetit dhe dialogut, por edhe nga perspektiva historike, politike dhe institucionale, do të duhej të kërkohej dhe është domosdoshmëri riaktivizimi i zbatimit të saj.

Edhe në raport me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në kuptimin e saj si instrument i paqes dhe sfidave të zbatimit, mbetet ende shumë larg.

Vështrim i studiuesit dhe hulumtuesit, Mr. Sc. Refik Hasani.