Mark Rutte nga Prishtina: NATO e palëkundur në përkushtimin për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Publikuar 1 vit më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij sot në Prishtinë, ka ripërsëritur përkushtimin e palëkundur të aleancës për sigurinë afatgjatë të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

Rutte ka theksuar se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet një ndër misionet më të gjata dhe më të suksesshme të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve në paqe dhe stabilitet.

“Një rajon më i sigurt i Ballkanit nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. Duhet ta kemi të qartë që kemi para nesh dekada të ndërtimit të paqes që nuk mund të lihen anash. Jemi plotësisht të gatshëm për t’u përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë,” deklaroi Rutte.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të gjitha palët të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë dhe jo dhunës.

Kjo vizitë e Mark Rutte-s në Kosovë vjen në një kohë vendimtare për rajonin, duke theksuar rolin kyç të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

A1 Info — gjithmonë pranë zhvillimeve më të rëndësishme!