Maqedonia e Veriut: Parlamenti miraton ndryshimet në Kodin Penal, VMRO-DPMNE thotë se po korrigjohet padrejtësia e vitit 2023

Publikuar 3 muaj më parë

Shkup – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot Ligjin për Ndryshimet në Kodin Penal, të propozuar nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, me 76 vota “pro”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshimet kanë për qëllim korrigjimin e, siç e quajnë ata, një padrejtësie të rëndë të bërë me amendamentet e Kodit Penal të miratuara në shtator të vitit 2023 nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga LSDM-ja.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, deklaroi se ndryshimet e vitit 2023 kishin zbutur ndjeshëm dënimet për veprat penale të korrupsionit, kishin fshirë dispozita kyçe që lidhen me abuzimet në prokurimin publik dhe kishin krijuar kushte për parashkrimin e rasteve të profilit të lartë.

“Ky ligj korrigjon një padrejtësi të rëndë të kryer me ndryshimet në Kodin Penal të shtatorit 2023, të cilat zbutën dënimet për korrupsionin, fshinë dispozitat kryesore për abuzimet në prokurimin publik dhe krijuan kushte për vjetërsimin e lëndëve të profilit të lartë,” tha Lefkov.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se me këto ndryshime synohet forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe rikthimi i përgjegjësisë penale për keqpërdorimet në institucionet publike.