MANIFESTIM PËR DITËLINDJEN E PROFETIT MUHAMED !
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Medreseja e Luginës, kanë organizuar aktivitet për nder të ditëlindjes së Profetit, Muhamed. Ky eveniment u organizua në restorantin BBC në Preshevë.
Manifestimin e hapi kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, hoxhë, Mehmet ef. Sahiti, i cili foli për rëndësinë e këtij muaji ku ka lindur profeti, duke treguar një historik të shkurtër, por të thukët për Profetin.
Pati mysafir nga Kosova, përkatësisht nga Ferizajt, dr Ardian Sejdiu, i cili mbajti një kumtesë me interes për të pranishmit.
Pjesë e Manifestimit ishin: Leximi nga Kur’ani, ilahi dhe pjesë nga Mevludi
Pati edhe monolog të përgatitur nga nxënëset e Medresesë së Luginës, për Profetin Muhamed.
A1info