Megillomanitë si Strategji Mashtrimi ndaj Bujqve të Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Nga patriotizmi folklorik te zhvatja e heshtur e mjeteve publike

Në skenën politike të Luginës së Preshevës po përjetojmë një fazë ku magillomania e liderëve lokalë nuk është më vetëm shfaqje e egoizmit politik, por një strategji e mirëkalkuluar për të manipuluar ndjenjat e qytetarëve veçanërisht të bujqve, dhe për të ruajtur pushtetin nëpërmjet patriotizmit folklorik e retorikës boshe nacionaliste.

Kryetari i KNSH-së duke faliminderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës

Për muaj të tërë, në çdo tubim politik e deklaratë mediatike, qytetarët e Luginës janë bombarduar me një narrativë të njohur: “Serbia nuk po na lë!”. Kjo fjali është përdorur si mburojë për çdo paaftësi, si arsyetim për çdo dështim, si justifikim për çdo mungesë mbështetjeje reale për njerëzit në terren sidomos për bujqit, shtresën më të ndershme e më të margjinalizuar të komunitetit shqiptar në këtë rajon.

E pastaj çfarë ndodhi?

Një shumë prej 102 mijë eurosh, e ndarë nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar komunitetin – veçanërisht për sektorin e bujqësisë – nuk shkoi kurrë te bujqit. Në vend të kësaj, u shpërnda përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar (institucion në sistemin juridik serb), pa asnjë pengesë, për pesë OJQ, të cilat nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Kështu, një skemë që filloi me “akuzë ndaj Serbisë që nuk po lejon shpërndarjen e fondeve”, përfundoi si mashtrim klasik ndaj bujqve, për t’ua ndarë mjetet organizatave që mund të jenë më “bujarë” ndaj politikës, më të gatshme për t’u kthyer ndonjë përqindje atyre që e drejtojnë këtë lojë.

Nëse Serbia vërtet do të kishte qenë pengesa kryesore, atëherë si u shpërndanë mjetet kaq lehtë nga KNSH-ja, një institucion që funksionon brenda sistemit të Serbisë? A nuk e zhbën kjo narrativën që u përdor për muaj me radhë për të fituar votat e bujqve?

Kjo nuk është më vetëm një çështje e shpërndarjes së padrejtë të mjeteve publike është një strategji e vetëdijshme për të krijuar huti, ndasi dhe varfëri të qëllimshme. Nëse mjeteve do t’u kushtohej drejtësi, ato do të transferoheshin në llogaritë e Komunës, do të administroheshin në mënyrë transparente dhe do të arrinin te fermerët që çdo ditë përballen me mungesë të naftës, të makinerive, të tregut dhe të dinjitetit.

Por problemi qëndron te vetë karakteri i bujqve: ata janë të ndershëm, nuk japin përqindje, nuk bëjnë pazare, nuk kanë “projekte” të fabrikuara. Ata kanë duar të çara nga lodhja, jo xhepa të thellë për të ushqyer klientelizmin politik.

Në të kundërt, një OJQ që nuk ka tokë as traktor, por që e njeh mirë rrugën e tenderëve dhe “raporteve” me fotografi, mund të jetë partneri i përkryer i një politike të etur për kontroll dhe përfitim. Ky është thelbi i krizës jo Serbia, por struktura që ndërtohet mbi mashtrimin dhe ndarjen e padrejtë.

Në vend të vërtetës, liderët tanë po ofrojnë patriotizëm folklorik, këngë për Serbinë që “nuk na len”, ndërsa në heshtje negociojnë, shpërndajnë, dhe zhvatin në bashkëpunim me po atë sistem që kinse e luftojnë.

Pra, në fund të ditës, qytetari shqiptar në Preshevë duhet të pyesë veten: “A po na pengon Serbia?”, “A po na mashtron shqiptarija?”

Nga Kujtim Sadriu