Lugina e Preshevës e përfaqësuar në nivel të lartë në Samitin IV të Diasporës në Tiranë

Publikuar 4 muaj më parë

Tiranë – Lugina e Preshevës po përfaqësohet në nivelet më të larta politike në Samitin IV të Diasporës, i cili po zhvillohet në Tiranë dhe mbledh përfaqësues të diasporës mbarëshqiptare nga vende të ndryshme.

Në hapjen e samitit, në praninë e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe Kryeministrit Edi Rama, morën pjesë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe figura politike shqiptare nga rajoni.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe deputeti Shaip Kamberi, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike, përfshirë Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e përfaqësimit të Luginës së Preshevës në forumet ndërshqiptare dhe ndërkombëtare, duke vlerësuar bashkëpunimin institucional me Ambasada e Shqipërisë në Beograd dhe Qeverinë e Shqipërisë.

Sipas përfaqësuesve, Lugina e Preshevës po vazhdon të jetë pjesë e agjendës politike të Republikës së Shqipërisë, përmes bashkërendimit institucional dhe angazhimit të përbashkët.

Në ditën e dytë të samitit pritet që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të marrin pjesë edhe në panele diskutimi, ku do të trajtohen çështje që lidhen me diasporën dhe shqiptarët në rajon.