LR akuzon Ardita Sinanin për mashtrim dhe dështim në përfaqësimin e shqiptarëve
Teksti i lajmit:
Kryetari i Lëvizjes për Reforma (LR) ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke e akuzuar për mashtrim të opinionit publik dhe përpjekje për të fshehur dështimet e saj politike.
“Ardita Sinani po vazhdon të mashtrojë opinionin publik për të fshehur dështimin e saj,” deklaroi ai. Sipas tij, Sinani ka filluar të përvetësojë edhe deklaratat ndërkombëtare që flasin për përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke i paraqitur si merita personale.
Ai theksoi se është koha për zgjidhje konkrete dhe ndalje të propagandës boshe. “I keni kryetaren e Komunës së Preshevës, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe deputetin në Parlamentin e Serbisë. Na keni thënë se do t’i zgjidhni problemet e shqiptarëve,” shtoi ai.
Lëvizja për Reforma kërkon përgjegjësi dhe veprime konkrete nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, në vend të deklaratave që, sipas tyre, nuk sjellin përmirësime reale për qytetarët shqiptarë në Serbi.
A1 info