Lista Serbe mban takim urgjent për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në institucionet e Kosovës, thirrje për unitet dhe refuzim të ekstremizmit

Publikuar 6 muaj më parë

Subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka zhvilluar sot një takim të cilësuar si urgjent me përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe, si dhe me përfaqësues të sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë sipas planprogramit të Beogradit. Këto struktura konsiderohen nga institucionet e Kosovës si sisteme paralele.

Në këtë takim, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, u bëri thirrje të gjitha partive politike për unitet dhe bashkëpunim, duke theksuar se mbajtja e kësaj seance dëshmon gatishmërinë e subjektit për të marrë përgjegjësi në një periudhë që ai e cilësoi sfiduese.

“Fakti që e mbajtëm këtë seancë tregon se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Ne jemi këtu së bashku me të gjithë, jemi me popullin. Të rrisim përgjegjësinë dhe të pajtohemi. Të refuzojmë ekstremizmat politikë dhe çdo formë tjetër ekstremizmi”, deklaroi Simiq.

Ai theksoi se qëllimi i Listës Serbe mbetet përmirësimi i pozitës së komunitetit serb në Kosovë, duke shtuar se sfidat janë të mëdha dhe rruga përpara nuk do të jetë e lehtë.

Simiq gjithashtu falënderoi përfaqësuesit e partive të tjera për mbështetjen e dhënë gjatë takimit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik përballë, siç tha ai, padrejtësive ndaj komunitetit serb.

Takimi vjen në një kohë diskutimesh të vazhdueshme lidhur me integrimin e strukturave të financuara nga Serbia në sistemin institucional të Kosovës. /teve1-A1info