Lirohet gazetari Nexhat Behluli: ‘I pastër si loti, i fuqishëm pas çdo beteje’”
Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, është liruar pas ndalimit prej 48 orësh nga Policia e Kosovës. Ai ishte arrestuar më 30 maj 2025, nën dyshimin për kanosje ndaj disa gazetarëve kosovarë, pas një postimi në Facebook ku i cilësonte ata si “kancer i shtetit të Kosovës” dhe bënte thirrje për eliminimin e tyre .
Pas lirimit, Behluli postoi në profilin e tij në Facebook:
“Këtu është Aga, i lirë si çdo qytetar, i pastër si loti, i fuqishëm siku pas çdo beteje! Luginë pritëm se erdha 💙💖”
Ky postim është interpretuar si një deklaratë triumfuese pas lirimit të tij. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar përfundimin e hetimeve ndaj tij. Procedurat ligjore mund të vazhdojnë në varësi të vendimeve të mëtejshme të Prokurorisë së Kosovës.
