Liderët shqiptarë të Luginës në Tiranë, kërkohet hapja e Konsullatës së Shqipërisë

Publikuar 3 javë më parë

Përfaqësuesit kryesorë politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë pritur në Tiranë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, si dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet që, sipas përfaqësuesve shqiptarë, kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm me Shqipërinë, me theks të veçantë te mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, forcimi i përfaqësimit politik dhe institucional, ruajtja e identitetit kombëtar, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva e të rinjve.

Përfaqësuesit e Luginës vlerësuan angazhimin e shprehur nga Shqipëria për të qenë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke kërkuar që mbështetja të jetë e vazhdueshme dhe të konkretizohet përmes nismave dhe projekteve të drejtpërdrejta.

Një nga temat e veçanta të takimit ishte edhe kërkesa për hapjen e një Konsullate të Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Kjo u cilësua si një kërkesë e kahershme dhe si një hap që do të mund të shërbente për forcimin e lidhjeve institucionale dhe bashkërendimin e politikave në interes të shqiptarëve të Luginës.

Mesazhi i përcjellë nga Tirana ishte i qartë: nevojitet një prani dhe bashkëpunim më i madh institucional i Shqipërisë dhe Kosovës me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë”, ishte mesazhi që përmblodhi takimin dhe kërkesën për një angazhim më të fuqishëm e konkret ndaj shqiptarëve të kësaj treve.