Liderët e Preshevës nderojnë dëshmorët e UÇPMB-së me homazhe në varrezat e dëshmorëve

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 13 maj 2025 – Sot në Preshevë u zhvilluan homazhe në nderim të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), në varrezat e dëshmorëve në qytet. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë figura të larta institucionale dhe kombëtare nga Lugina e Preshevës.

Në homazhe ishin të pranishëm: kryetarja e komunës Ardita Sinani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, zëvendëskryetari i komunës, kryetari dhe zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, si dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, Nazmi Hajredini.

Me këtë rast, kryetarja Ardita Sinani deklaroi:

“Me nderim dhe përulësi i nderuam dëshmorët e UÇPMB-së, duke përkujtuar sakrificën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet. Kujtimi për ta mbetet udhërrëfyes në përkushtimin tonë për të drejta të barabarta dhe një të ardhme më të drejtë për të gjithë. Lavdi dëshmorëve të kombit!”

Kjo ceremoni është një dëshmi e përkushtimit të institucioneve lokale për të ruajtur kujtesën historike dhe për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

A1 info