Liderët e Preshevës dhe Bujanocit pa përfaqësuesit e Medvegjës, në mbrëmjen solemne të 28 Nëntorit në Prishtinë

Publikuar 11 muaj më parë

PRISHTINË – Mbrëmja solemne e 28 Nëntorit, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, mblodhi figura politike, kulturore dhe përfaqësues institucionalë për të festuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Në këtë ceremoni të veçantë, Presheva u përfaqësua denjësisht nga Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e pandashme të Luginës me trungun kombëtar.

Atmosfera ishte e mbushur me simbolikë të fortë historike: flamuri kuqezi, kujtesa e rrugës shtetformuese dhe sakrificës së brezave që ndërtuan themelet e identitetit shqiptar. 28 Nëntori është një datë që rikthen krenarinë, përbashkimin dhe vizionin për të ardhmen.

Presenca e përfaqësuesve të Preshevës në këtë aktivitet nënvizoi qartë se Luginën e bashkon e njëjta histori, e njëjta gjuhë dhe e njëjta aspiratë.