LIBËR QË MBËSHTILLET ME SEMANTIKË TË PASUR DHE ARGUMENTUESE

Publikuar 12 muaj më parë

Bilall Maliqi

Vështrim për librin “Myslimani bashkëkohës”

(Avni Aliu, “Myslimani bashkëkohës” BI, Gjilan, 2024, fq. 260,

Isbn:978-9951-9209-0-2).
“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”, apo, çdo gjë që shkruhet edhe ruhet. Me këtë thënie popullore, po e nis këtë vështrim për një libër të veçantë dhe për një njeri po ashtu të veçantë, Hafëz. Avni Ef. Aliu, me titull “Myslimani bashkëkohës”, botues: Këshilli i Bashkësisë Islame, i Gjilanit. Ky libër është i veçantë për temat që i ka trajtuar autori, por edhe për atë se ky libër si dorëshkrim i mbetur, botohet katërmbëdhjetë vjet pas vdekjes së autorit.
Libri në fjalë është i ndarë në tre kapituj:/Besimi Islam/, /Etika Islame/ dhe/ Hytbe dhe ligjërime/, në të cilat ngjeshen tematika interesante dhe me interes për lexuesit, të shkruara nga pena e një njeriu kompetentë për shkokëlimin e këtyre tematikave të shpërndara nëpër kapitujt prezent në libër.
Nuk thuhet kot se “Pena e shkrimtarit është më e shenjtë se gjaku i dëshmorit” apo “Ngjyra e lapsit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i luftëtarit.” – Profeti Muhamed.
Kjo thënie e Pejgamberit Alejhi Selam, i përshtatet këtij shkrimi dhe të shkrimeve të tjera të hajrit, të cilat japin një pozitivitet në shoqëri dhe në përditshmëritë tona, për përmirësim të devijimit të mundshëm të shoqërisë, e kjo më së miri paraqitet në kapitullin e parë me titull /Besimi në Islam/ në të cilën pasqyrohen ca tema interesante, të cilat autori i ka sistemuar në libër, duke shpërfaqur konditat e një myslimani të devotshëm në rrugën e Allahut, pastaj për ngritjen e personalitetit të tij në islam, për të vazhduar temë më temë për ndjekjen e rrugës së Zotit, për botkuptimet e gabuara mbi jetën, në të cilat jepen argumente të thirrura në literaturat islame apo në ajetet kur’anore, për t’u bërë sa më komplete, më të lexueshme, më të pranueshme dhe më shkencore e analitike.
Në kapitullin e dytë, me titull / Etika Islame/ paraqiten gjetje të ngjeshura me shkrime, sa i përket kësaj tematike interesante dhe me rëndësi për lexuesit, që për shumicën e tyre nuk kanë qenë dhe nuk janë të njohura, prandaj autori me një mjeshtri krijuese ka ditë se çfarë t’u servoj lexuesve në përgjithësi, çfarë ju duhet atyre të dinë më tepër për etikën (hijeshinë) islame, të cilën duhet ruajtur, kultivuar dhe ushtruar në përditshmëritë tona, në secilin rrafsh jetësor, si: Përgjegjësia nga këndvështrimi Islam/ Përgjegjësia bazë e disiplinës/, /Qëndrimi Islam ndaj hallallit dhe haramit/, ku dihet mirëfilli se si në aspektin fetar edhe kombëtar, harami është haram, e huaja është e huaja, nuk bëhet dot e jotja dhe se duhet përpjekur maksimalisht që atë që e punojmë e hamë, të jetë nga hallalli, mandej, /Pikëpamja e Islamit për bashkësinë njerëzore, për punën dhe veprën, për sinqeritetin, ruajtjen dhe forcimin e tij, zbutjen e mjerimit, ndihmën për shtresën më të përvuajtur të shoqërisë, si dhe për mundësinë e planifikimit të jetës dinjitoze, për ndodhitë përtej varrit, me të cilat e përmbyllë kapitullin e dytë, e cila sigurisht se është në interes për lexuesit.
Në kapitullin e fundit të librit paraqiten ligjëratat, të cilat hoxha i nderuar i ka zhvilluar ditëve të Xhumasë dhe në raste të ndryshme, ku ju ka dhënë mundësia të mbaj ligjërime me tematika të ndryshme, të cialt mandej i ka sistemuar në libër.
Në libër janë prezantuar hytbet, të cilat i ka zhvilluar në xhami me tematika për Ramazanin, muajin e shenjtë, lidhur me agjërimin, begatitë që sjell agjërimi, për, bereqetet e Natës së Kadrit dhe kuptimin shumëdimensional të namazit, me të cilat tema, përmbyllen kopertinat e këtij libri.
Vendi më i mirë në dynja është vendi ku bën sexhde, ndërsa shoku më i mirë është libri.
Me këtë thënie për librin, po e përmbylli vështrimin tim për këtë libër, i cili ka vlerën e tij, sepse së lexuari, lexuesi do të pajiset me diturinë shtesë, të cilën e vjel prej këtij libri dhe mbështillet me të mirat, pozitivitetin, drejtësinë, kuptimshmërinë dhe porositë që dalin nga brendia e kapitujve dhe nënkapitujve që e përthekojnë librin.
Ky libër do t’i bëj nder shkencës islame, prandaj duhet ta kenë të gjitha bibliotekat si Islame, po ashtu edhe ato publike me qëllim të ofrimit për lexim, popullatës sonë.

Pak biografi

Avni Aliu lindi më 10 Prill të vitit 1947 në Tërnoc të madh të Komunës së Bujanocit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij në Tërnoc, pranë shkollës fillore “Muharrem Kadriu”. Ndërkohë përkrah shkollës fillore, vijoi edhe mësimet fetare ku kreu edhe Hivzin (Nxënien e Kuranit përmendësh) pranë hoxhës dhe alimit, Hafiz Riza Amiti. Që nga fëmijëria e tij ishte i dhënëpasmësimeve.
Pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje, vazhdoi shkollimin e mesëm, ku mësimet i vijoi në medresenë e mesme “Alaud-din ” në Prishtinë të cilën e kreu me sukses . Pas përfundimit të medresesë në Prishtinë, vazhdoi studimet në shkollën e lartë Pedagogjike në Gjakovë në grupin e Gjuhës dhe letërsisë –Shqipe, dhe diplomoi në vitin 1978 .
Hafiz Avni Aliu kishte filluar punën si sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan më 1 gusht të vitit 1969, ku në atë kohë si Kryetar i KBI-së në Gjilan ishte Jetish efendi Bajrami. Gjatë asaj kohe përveç punës së sekretarit të KBI-së u emërua edhe imam në Xhaminë e fshatit Livoç i epërm të Gjilanit, ndërsa dy vite më pas, transferohet për të kryer detyrën e imamit në xhaminë “Atik ” të Gjilanit ku me një përkushtim të madh shërbeu deri në fund të jetës së tij.
Si imam hafiz Avni Aliu arriti të krijoi imazhin e një hoxhe duke sjellë një freski tek xhemati .
Biografia e hafiz Avni Aliut si punëtorë i Bashkësisë Islame është e bujshme, ai përfaqësonte Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit në strukturat më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës .
Për dy mandate me radhë ishte anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa Kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan në tre mandate .

Veprat:

Hafiz Avni Aliu ishte i dhënë edhe pas pendës, ai pas vete la një bagazh të madh të shkrimeve dhe librave të tij të botuara .
Hafiz Avni Aliu është autor i shumë shkrimeve me përmbajtje fetare në revista të ndryshme si në vend ashtu dhe jashtë tij .
Shkrimet e tij janë botuar në gazetën, “Edukata Islame ”, pastaj në revistën “Dituria Islame” po ashtu botoi shkrime edhe në librin “Takim” të botuara në Prishtinë, pastaj shkrimet e tij botoheshin dhe gjindeshin edhe në revistën “ Hëna e Re ” në Shkup, pastaj “Drita Islame” në Tiranë, “Triumfi Islam” në Shkodër si dhe në “ Glasnik ” të Sarajevës .
Ndërkohë është autor i disa veprave dhe përkthimeve si që janë “Jasini ” në Gjuhën Shqipe 1994, 1997 dhe 2001, Udhëzime islame për përgatitjen e të vdekurit 1995, pastaj “ Lutja e Natës së Kadrit ”1999, Ta njohim Islamin “Ilmihal “-1994, pastaj përkthimet e librave “Ruaju nga të Këqijat ” 1990, “ Vështrime Islame ”, pastaj, Imani-Besimi në Allahun xh.sh, 1994, Maksima Islame nga Ebu Ala EL-Mevdudi, Ripërtëritja e mendimit Islam nga Muhamed Ikball, është autor edhe i disa përmbledhjeve në poezi të cilat i ka në dorëshkrim.
Vdiq më 5 mars 2011.

A1info