Lëvizja “Vatra” dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat nënshkruajnë Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar 1 vit më parë

Lëvizja “Vatra”, e udhëhequr nga Kryetari Kushtim Kadriu, ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme koalicioni me Partinë Balli Kombëtar Demokrat, të drejtuar nga Kryetari Nikollë Perkaj. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në procesin e garës për zgjedhjet e ardhshme, me qëllimin për të forcuar përfaqësimin dhe zhvillimin e komunave ku të dyja partitë kanë struktura.

Sipas marrëveshjes, koalicioni do të garojë së bashku në qytetet e Gjilanit, Fushë-Kosovës dhe Prishtinës, duke synuar përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Një nga nënshkrueset e aktit të Pavarësisë, ish-deputetja Drita Maliqi, është njoftuar gjithashtu si pjesë e ekipit përfaqësues të Ballit Kombëtar Demokratik.

Në këtë bashkëpunim, të dyja partitë janë të angazhuara për forcimin e demokracisë, promovimin e drejtësisë, lirisë dhe zhvillimit për të gjithë qytetarët. Ky hap është vetëm fillimi i një angazhimi të përbashkët për një të ardhme më të mirë, ndërsa po shqyrtohen dhe mundësi për marrëveshje të tjera me grupe qytetare dhe subjekte politike për të siguruar një zhvillim progresiv të shoqërisë.

Ky koalicion është një nismë e rëndësishme për fuqizimin e zërit të qytetarëve dhe krijimin e mundësive të reja për avancimin e politikave publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

A1 info.