Lëvizja PODES nis idenë e decentralizimit të Serbisë – një ide e tillë që do t’i kontribuonte edhe Preshevës

Publikuar 6 muaj më parë

Në Serbi ka filluar një lëvizje për decentralizimin e vendit – një ide e qëlluar, që potencialisht mund t’i kontribuonte edhe komunës së Preshevës. Kjo komunë, një ndër më të varfërat, mbetet e izoluar nga centralizimi: të gjitha të hyrat nga taksat dhe doganat në pikat kufitare derdhen në buxhetin republikan, duke pamundësuar zhvillimin lokal. Një sistem i decentralizuar do t’u jepte qytetarëve më shumë kontroll mbi burimet dhe vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Në këtë kontekst, Lëvizja për Decentralizimin e Serbisë – PODES – ka hapur aktivitetin e saj edhe në pjesën jugore të Serbisë, konkretisht në Vranjë.

Në Vranjë është formuar Këshilli Rajonal i Lëvizjes për Decentralizimin e Serbisë (PODES) për Rajonin e Pçinjës, me qëllim që qytetarëve t’u mundësojë kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Lëvizjes, komunikim më të shpejtë dhe pjesëmarrje më aktive në zgjidhjen e problemeve lokale.

Në ceremoninë e hapjes së zyrës në qendër të qytetit Vranjës kryetari i Lëvizjes, dr. Dragan Miliq, prezantoi programin dhe objektivat kryesore të organizatës, duke theksuar se Serbia ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të sistemit përmes miratimit të një serie ligjesh që synojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Dr. Dragan Miliq

“Krimi, korrupsioni dhe mafia janë plagë e shoqërisë sonë. Duhet një ligj për konfiskimin e të gjithë pasurisë së fituar në mënyrë kriminale, një ligj për origjinën e pasurisë, si dhe një ligj për tradhtinë e madhe. Për korrupsion duhet të ketë tolerancë zero – atij që vjedh i merret gjithçka”, theksoi Miliç, duke shtuar se burimet natyrore, si uji, duhet të mbeten në pronësi të qytetarëve.

Kryetari i Këshillit Rajonal, Igor Zlatkoviç, theksoi se PODES dëshiron të forcojë prezencën në jug të Serbisë dhe të rikthejë politikën te qytetarët përmes punës së përditshme në terren, pranimit të iniciativave dhe ofrimit të ndihmës për realizimin e të drejtave para institucioneve lokale.

“Sistemi i vendimmarrjes duhet të zbresë në nivelin e njësive lokale. Qytetarët duhet të vendosin drejtpërdrejt për prioritetet e lagjes së tyre, jo një rreth i ngushtë njerëzish në qeverinë lokale. Vetëm kështu mund të sigurojmë që politika të udhëhiqet në interes të qytetarëve”, theksoi Zlatkoviç.

PODES njofton se Këshilli Rajonal i sapoformuar do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët dhe fton të gjithë të interesuarit të përfshihen në punë dhe të propozojnë iniciativa për përmirësimin e jetës në Rajonin e Pçinjës. Thuhet në kumtesën e Lëvizja për Decentralizimin e Serbisë – PODES

A1 info