Lëvizja për Reforma dhe Partia Demokratike bashkojnë forcat për zgjedhjet e 8 nëntorit
Sali Salihu bartës i listës: “Edhe ndryshim, edhe rezultate!”
Lëvizja për Reforma dhe Partia Demokratike kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e 8 nëntorit, me synimin për të sjellë ndryshime dhe rezultate konkrete në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Përmes këtij bashkëpunimi, synohet ndërtimi i një Këshilli Kombëtar më të fortë, më cilësor, më të pavarur dhe më gjithëpërfshirës, i cili do të përfaqësojë më denjësisht interesat dhe nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Bartës i listës do të jetë Sali Salihu, ndërsa në këtë bashkim bëjnë pjesë edhe profesori Sunaj Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ky koalicion synon të ndërthurë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për të sjellë një qasje të re në përfaqësimin e shqiptarëve.
Me moton “Edhe ndryshim, edhe rezultate!”, dy subjektet politike synojnë të mobilizojnë mbështetjen e qytetarëve për një Këshill Kombëtar më funksional dhe më të pavarur.
“Bashkë drejt fitores!” është mesazhi me të cilin Lëvizja për Reforma dhe Partia Demokratike i drejtohen elektoratit shqiptar në prag të zgjedhjeve të 8 nëntorit.