Lamtumirë Blerim Ahmeti-Gruhalia: Luftëtari i Lirisë që nuk u lodhe kurrë për Atdheun
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 28 mars 2025 në Mynih të Gjermanisë ndërroi jetë Blerim Ahmeti-Gruhalia, djali i Azem Gruhalisë- Preshevë.
Blerimi ishte një luftëtar i palodhur për çështjen e atdheut dhe një patriot i vërtetë. Ai luftoi trimërisht në radhët e UÇK-së dhe UÇPMB-së, duke kontribuar për lirinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

Si pjesë e kryesisë së Fondit të Fshatit Norçë në diasporë, Blerimi dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të mbështetur komunitetin e tij dhe për zhvillimin e vendlindjes. Gjithashtu, ai ishte një nga hartuesit dhe ndërtuesit e përkushtuar për rikëmbjen e Gruhalisë, duke punuar pa u lodhur për përparimin dhe mirëqenien e vendit të tij.
I buzëqeshur dhe plot vullnet, Blerimi gjithmonë ndihmoi me zemërgjerësi në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Norçës, ku kishte lindur, dhe Gruhalisë, vendlindja e babait të tij.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e respektuan. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë si simbol i trimërisë, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Ngushëllime të sinqerta familjes Ahmeti-Gruhalia, të afërmve dhe gjithë miqve!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Blerimin!