Katër persona të plagosur në St. Gallen, arrestohet një shtetas i Serbisë

Publikuar 4 muaj më parë

E premte, 10 prill 2026

Katër persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në kantonin St. Gallen. Policia kantonale ka arrestuar një burrë 51-vjeçar, shtetas i Serbisë, i cili sipas autoriteteve nuk ka adresë fikse në Zvicër.
Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite në komunën Au, ku pas një operacioni të gjerë policor janë gjetur katër persona të plagosur.
Sipas policisë, fillimisht është marrë një telefonatë emergjente për një burrë 73-vjeçar të lënduar. Në vendngjarje, patrullat kanë zbuluar edhe tre persona të tjerë të plagosur — tri gra të moshës nga 57 deri në 87 vjeç.
Dy nga të plagosurit janë transportuar me helikopterë shpëtimi drejt spitalit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre.
Dyshohet se dy nga gratë kishin shkuar për vizitë tek viktimat e tjera në momentin e incidentit.
Prokuroria publike e St. Gallen ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Hetimet po fokusohen në rolin e të arrestuarit, motivin e mundshëm të ngjarjes, si dhe nëse persona të tjerë janë të përfshirë.
Autoritetet kanë konfirmuar se ekziston një dyshim i fortë për një krim të dhunshëm.

Gazetar Arben Mehmeti

E Premte , 10 Prill 2026