LAJMI I FUNDIT: Armend Xhoxhaj mposht kolumbianin Edwin Mosquera me nokaut në raundin e tretë
Prizren, Kosovë – Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj ka shënuar një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij profesionale. Në meçin e radhës, Xhoxhaj mposhti 27-vjeçarin kolumbian Edwin Mosquera me nokaut në raundin e tretë, duke dëshmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme në ring.
Zemërluani nga Prizreni vazhdon të ngjitet në majat e boksit profesionist, ndërsa kjo fitore forcon edhe më shumë pozitën e tij në arenën ndërkombëtare.
Meçin e zhvilluar sonte, Xhoxhaj e dominoi me stilin e tij agresiv dhe teknikën e saktë, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit për rikthim. Fitorja me nokaut në raundin e tretë tregon qartë vendosmërinë dhe përgatitjen e boksierit kosovar.
Urime Armend Xhoxhaj për triumfin e radhës që nderon Prizrenin dhe mbarë Kosovën!
A1 info!