Lajmërohet Enkeli: Përplasja politike për subvencionet bujqësore në Luginën e Preshevës: Reagime të ashpra mes APN-së dhe KKSH-së

Publikuar 1 vit më parë

Vendimi i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat për anulimin e konkursit të subvencioneve për bujqësinë në Luginën e Preshevës ka shkaktuar polemika të ashpra mes subjekteve politike shqiptare në këtë rajon.

Pas ironisë së liderit të Alternativës për Ndryshim (APN), i cili kishte vënë në pikëpyetje përpjekjet e Ardita Sinanit dhe Enkel Rexhepit, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi. Ai i është drejtuar kreut të APN-së, Visar Memetit, me pyetjen: “A po të vjen mirë tani?”, duke e akuzuar se ka ndikuar drejtpërdrejt në anulimin e subvencioneve.

Në një postim publik, Rexhepi e ka akuzuar Memetin se ka dërguar shkresë në Ministri për të penguar subvencionimin e fermerëve shqiptarë:

“Me sa duket, nuk u mjaftove vetëm duke kundërshtuar subvencionimin e bujqve shqiptarë të Luginës, por u angazhove personalisht që të siguroheshe që ndihmat të anuloheshin. Dhe ia dole! Me shkresën që i dërgove Ministrisë, u bëre zëri i Serbisë kundër fermerëve shqiptarë.”

Ai ka vijuar më tej, duke e akuzuar Memetin se për vite ka qenë në anën e gabuar të historisë, nga “mbledhja e ‘dëshmive’ kundër luftës çlirimtare, deri te sabotimi i ndihmave për bujqësinë shqiptare.”

Sipas A1 info; Nga ana tjetër, burimet zyrtare nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat kanë argumentuar se anulimi i konkursit nuk ka të bëjë me origjinën e fondeve nga Kosova, por me faktin që Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk ka në kompetencat e tij sektorin e bujqësisë.

“Në vitin 2022, u shpërndanë pa asnjë kriter 2 milionë euro për Luginën, ndërsa Ministria nuk ndërhyri, sepse ato mjete ishin të destinuara për arsim, kulturë dhe informim. Ndërsa në këtë rast, KKSH ka shkelur ligjin, pasi nuk ka në funksionin e saj bujqësinë. Paaftësia dhe pengimi duhet dalluar.”

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët shqiptarë të Luginës presin një zgjidhje për ndihmat e premtuara për bujqësinë. Në ndërkohë, palët politike po vazhdojnë akuzat ndaj njëra-tjetrës për rolin dhe përgjegjësinë në këtë proces.

A1 info.