Lajm Tragjik: Urim Bektashi humb jetën në një aksident trafiku
Preshevë, 7 Qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku për pasojë ka ndërruar jetë Urim Bektashi, 46-vjeçar nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës.
Vdekja e parakohshme e Urim Bektashit ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e fshatit Rahovicë. Ai njihej si një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bektashi dhe të gjithë ata që e njohën Urimin!