Preshevë: Testi Provues për Semimaturantët – Njoftim i Rëndësishëm nga Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 23 prill 2025 – Drejtoria e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” njofton të gjithë nxënësit e klasës së VIII dhe prindërit e tyre për organizimin e Testit Provues sipas kalendarit të punës të përcaktuar nga Ministria e Arsimit për vitin shkollor 2024/25.

Testi do të mbahet për tri ditë në ambientet e shkollës në Preshevë, sipas orarit në vijim:

E premte, 25 prill 2025

Matematikë – Testi fillon në ora 12:00 Nxënësit duhet të jenë në shkollë në ora 11:00

E shtunë, 26 prill 2025

Gjuha shqipe – Fillon në ora 9:00 Lënda me zgjedhje (njëra nga: Biologji, Gjeografi, Histori, Fizikë ose Kimi) – Fillon në ora 12:00 Nxënësit duhet të jenë në shkollë në ora 8:00

Udhëzime të rëndësishme për nxënësit:

Të kenë me vete librezën me fotografi dhe shifrën përkatëse. Të përdorin vetëm laps grafik dhe gomë (ngjyra të tjera nuk lejohen). Për matematikë nevojiten mjete si vizore, trekëndësh dhe kompas. Rreptësisht ndalohet përdorimi i telefonave, kalkulatorëve dhe materialeve të paautorizuara.

Rregullat gjatë testit përfshijnë:

Ndalohet komunikimi mes nxënësve. Nuk lejohet dalja nga salla gjatë 45 minutave të para dhe 15 minutave të fundit. Shkeljet e rregullave ndëshkohen me përjashtim nga testi dhe vlerësim 0.

Testi do të përmbajë gjithsej 20 detyra për zgjidhje, ndërsa emrat e nxënësve do të vendosen në hyrje të çdo salle. Mbikëqyrja do të kryhet nga mësimdhënësit e lëndëve përkatëse.

Drejtoresha e shkollës, znj. Fitore Sahiti, u uron gjithë semimaturantëve shumë sukses dhe qetësi gjatë testit!

A1 info