LAJM ALARMUES: Kujdes maksimal në rrugët e Preshevës – Rrezik për aksidente dhe dëmtime të automjeteve

Publikuar 4 muaj më parë

Gjendja e disa rrugëve në komunën e Preshevës është alarmante dhe paraqet rrezik serioz për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht për bashkatdhetarët që këto ditë po vijnë për pushime.

Sipas informacioneve nga terreni:

Gropa ne rrugen e Kumanoves
Roportim inqytetarit per demtim te gomave
  • Rruga e Kumanovës ka gropa të hapura me thellësi mbi 30 centimetra, pa sinjalizim paralajmërues.
  • Rruga Preshevë–Rahovicë është e dëmtuar prej rreth tre muajsh, me gërryerje të thella që në disa pjesë arrijnë deri në 1 metër.
  • Rruga Ivo Lola Ribar vazhdon të jetë e shembur dhe jashtë funksionit prej më shumë se dy vitesh.
Rruga Ivo Llola Ribar

Gjendje të ngjashme raportohen edhe në shumë rrugë të tjera të komunës. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe të jenë të vëmendshëm, sidomos gjatë natës.

Rruga qe shpije ne drejtim te fshatit Rahovive.

Ky është një apel për institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për sanimin dhe sinjalizimin e këtyre segmenteve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe dëmeve materiale.