Kushtrim Kadriu: Vizita e kongresmenëve amerikanë në Luginën e Preshevës sinjal për vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare

Publikuar 1 javë më parë

Kushtrim Kadriu ka vlerësuar vizitën e kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në Lugina e Preshevës si një sinjal të qartë se çështja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore vazhdon të tërheqë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas Kadriut, kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e rajonit, ndonëse nuk është hera e parë që përfaqësues amerikanë të këtij niveli vizitojnë Luginën e Preshevës.

“Edhe në të kaluarën ka pasur vizita të ngjashme, të cilat kanë kontribuar në ndërkombëtarizimin e pozitës dhe sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës”, është shprehur ai.

Kadriu theksoi se kjo vizitë është rezultat i punës së gjatë dhe të vazhdueshme në fushën e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetjen e lobit shqiptar dhe të shumë miqve amerikanë që kanë ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Ai u bëri thirrje institucioneve vendore dhe faktorit politik shqiptar që të vazhdojnë angazhimin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave civile, politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Lugina e Preshevës.

“Duhet të kërkohet trajtim i barabartë, përfaqësim i drejtë institucional dhe respektim i plotë i standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Kadriu.