KUSHTRIM KADRIU PRITET TË EMËROHET KËSHILLTAR I KRYEMINISTRIT KURTI PËR LUGINËN E PRESHEVËS

Publikuar 3 muaj më parë

Kushtrim Kadriu, zëri i palodhur i Luginës së Preshevës, pritet të emërohet këshilltar i Albin Kurtit.
Sipas burimeve të Gjilan Lajm, Kushtrim Kadriu pritet të emërohet këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për çështjet e Luginës së Preshevës.
Burime të afërta bëjnë të ditur se z. Kadriu ka arritur një marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, duke marrë një rol të rëndësishëm këshillues në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
Kushtrim Kadriu njihet gjerësisht si një veprimtar i përkushtuar dhe i pandalur, i cili për më shumë se dy dekada ka qenë zëri më i qëndrueshëm i Luginës së Preshevës në Kosovë. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për të drejtat politike, kombëtare dhe institucionale të shqiptarëve të kësaj treve e ka bërë atë një figurë të respektuar dhe të besueshme në opinionin publik.
Njohja e thellë e problematikave të Luginës, përvoja e tij politike dhe lidhja e drejtpërdrejtë me qytetarët pritet të jenë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës dhe për forcimin e vëmendjes institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.