Kurti zëvendëson Ardita Sinanin me Ragmi Mustafën, akuza për favorizim politik në Luginën e Preshevës, partitë tjera të Luginës injorohen
Ragmi Mustafi është emëruar këshilltar politik i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, duke zëvendësuar në këtë pozitë kryetaren aktuale të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Ky vendim ka nxitur reagime në skenën politike të Luginës, ku po rikthehen akuzat për qasje selektive të Qeverisë së Kosovës ndaj përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë rajon.
Sipas kritikëve, gjatë mandatit të tij, Kurti ka favorizuar kryesisht Partia për Veprim Demokratik, subjekt që ka qenë pjesë e mbështetjes parlamentare edhe për qeverinë e Aleksandar Vučić në Serbi.
Ndërkohë, përfaqësues të tjerë politikë shqiptarë thuhet se kanë mbetur jashtë bashkëpunimit të ngushtë institucional me Prishtinën. Në mesin e emrave të përmendur janë Nagip Arifi, Ragmi Mustafi, Shqiprim Musliu, Viar Memeti, Sami Salihu dhe Naser Aziri.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit lidhur me akuzat për favorizim politik.
Emërimi i Mustafit në këtë post të rëndësishëm pritet të ndikojë në raportet politike brenda spektrit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe në marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës.