Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Publikuar 3 javë më parë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë ata në forma të ndryshme.

Kurti i bëri këto deklarata gjatë një takimi me rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave të shoqërisë civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku.

Ai tha se qasja e Republikës së Kosovës do të jetë mbështetja e qytetarëve shqiptarë të këtyre zonave, përfshirë ndihmën për studentët, fëmijët dhe kategori të tjera.

Sipas Kurtit, Kosova po angazhohet edhe në arenën ndërkombëtare për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Gjithashtu, u theksua nevoja për vazhdimin dhe forcimin e mbështetjes, bashkëpunimit institucional dhe koordinimit shoqëror në adresimin e çështjeve që prekin shqiptarët në këto zona.