KURTI INJOROHET NGA SHEFI I KËSHILLIT EVROPIAN, ANTONIO COSTA!
Kurti i padëshiruar: “Injorohet” nga Shefi i Këshillit Evropian që do t’i takoj të gjithë presidentët e kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Për katër ditë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshe prej vendeve të tjera në rajon, ai në Prishtinë sipas agjendës së publikuar tashmë, do të takojë vetëm presidenten, por jo edhe kryeministrin, njofton Shekulli.info, përcjell A1info.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme, ku pritet të takohet me liderët politikë, si dhe do të bashkëkryesojë samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, më 16 maj.
Në një njoftim për media, bëhet me dije se Costa do të qëndrojë në Prishtinë më 14 maj, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në listën e liderëve me të cilët ai do të takohet, përfshihen të gjithë presidentët e kryeministrat e rajonit, përveç Albin Kurtit.