Kur dhe nga kush duhet të dekorohet kontributi i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Personalitete të shquara për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të shtetit shqiptar dhe që vijnë nga Krahina Shqiptare që përbën Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Asnjëherë nga asnjë institucion siç janë:
Dy parlamentet, dy presidentët, dy kryeministrat dhe dy akademitë e shkencës dhe arteve, deri më tani nuk është shpallur një ceremoni për t’i dekoruar personalitetet e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Kjo krahinë shqiptare i bie sikur nuk ka kontribuar fare, në këtë drejtim prandaj nuk duhet shpallur qytetarë nderi, nuk duhet ndonjë, si:
Falënderim, dekoratë, mirënjohje të veçantë personalitetesh të shquara dhe figurave historike të dëshmuara të kombit nga jeta e kulturës, arsimit, shkencës, si dhe afaristë të njohur, të cilët kanë dhënë kontribut në formimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe Kosovës.
Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kjo do të duhej shpallur edhe përmes ceremonisë së veçantë në një datë të caktuar që edhe kjo krahinë ka kontribuar që sot janë dy shtete.
Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet t’i përfaqësojnë të gjitha krahinat shqiptare dhe diasporën në gjithë globin tokësor dhe kanë obligim moral, kombëtar dhe institucional të shpërblejnë sepse kemi bërë punën, angazhimin gjatë gjitha periudhave historike për një të ardhme më të mirë të kombit tonë.
Kur është data 28 Nëntori apo 17 Shkurti, do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Prishtina dhe Tirana zyrtare këto kanë detyrim moral, institucional e kushtetues që të dekorojnë dhe ta pranojnë kontributin nga Krahina Shqiptare. Është edhe një simbolikë dhe mbështetje e referendumit të mbajtur më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, lufta e armatosur e UÇPMB-së dhe marrëveshja e Konçulit.
Dy shtetet pavarësinë, lirinë e gëzojnë në saje të sakrificës edhe të neve shqiptarëve nga e gjithë hapësira e kësaj krahine.
Përveç dekorimeve e mirënjohjeve këto dy qendra shqiptare do të duhej të bartnin emërtime, nëpër institucione shkollore e publike, në muralet e dëshmorëve, të shesheve, rrugëve dhe bulevardeve; të bartnin kuptime, vendbanime dhe emra veprimtarësh, personalitetesh dhe figurave historike të dëshmuara të kombit.
Nëpër qytete të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vendosen buste, lapidarë dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Meritat e shumë dëshmorëve dhe personaliteteve në të gjitha fushat që kanë kontribuar e sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, përveç Prishtinës dhe Tiranës, nuk dimë nga kush do të duhej dekoruar.
Autori i vështrimit Refik Hasani.