KUIZI I DITURISË NË SH.F. “PROF. IBRAHIM KELMENDI” NË PRESHEVË
Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë i ka nxënësit shumë aktiv nëpër gara shkollore dhe jashtë shkollore e nëpër kuize të diturisë.
Këto ditë, në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë po mbahet kuizi i diturisë në të cilën po marrin pjesë nxënësit e klasave të ndryshme të kësaj shkolle.
Edhe këtë herë, garuesit e kuizit të diturisë dhuruan spektakël, emocion dhe një atmosferë plot entuziazëm.
Në finalen e klasave të shtata garuan klasat: 7/3, 7/4, 7/5, 7/6 dhe 7/7.
Fituesesit e garës së sotme ishin këto klasa :
7/7 me 90, me pikë, e ndjekur nga klasa 7/6 me 70 pikë në vendin e dytë
dhe klasa 7/5 në vendin e tretë me 62 pikë.
Kuizi i diturisë do të vijojë me garën e radhës.
a1info