Kryetarja Sinani mirëpret mërgatën me një mesazh të ngrohtë: “Mirë se vini në shtëpi!”

Publikuar 1 vit më parë

Përmes një video-mesazhi, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u është drejtuar mërgimtarëve duke u uruar mirëseardhje në vendlindje.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet:

“Mirë se vini, mërgata jonë e dashur!

Presheva ka kohë që ju pret, me rrugët që sikur heshtin pa ju, dhe me lagjet që sikur presin të dëgjojnë zërin tuaj në oborret që duhet të gjallërohen nga hareja juaj. Zemrat tona rrahin më fort kur jeni ju këtu – asgjë nuk e plotëson vendin si kthimi juaj në vendlindje.

Sepse Presheva është shtëpia juaj, dhe kur shtëpia mbushet me bijtë e saj, ajo merr frymë më lirshëm dhe më me dashuri. Ju sillni me vete mallin, kujtimet, dashurinë dhe energjinë që na mungon kur ju nuk jeni këtu.

Kjo verë le të jetë e përqafimeve që kemi pritur gjatë, e bisedave që nuk duam të përfundojnë, dhe e ndjesisë së ngrohtë që vetëm Presheva mund ta japë.

Mirë se vini në shtëpi – ju kemi pritur me mall të madh!” Ka thënë zonja Sinani!