Kryetarja e Preshevës, znj. Ardita Sinani, në vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, po qëndron në Shqipëri, ku ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare. Me ftesë të Kryebashkiakes së Roskovecit, znj. Majlinda Bufi, ajo vizitoi Bashkinë e Roskovecit, ku u prit ngrohtësisht.

Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si:
zhvillimi ekonomik, me fokus të veçantë në bujqësi; kultura dhe trashëgimia; arsimi dhe shkëmbimet institucionale.
“Kjo është vetëm fillimi i një bashkëpunimi që do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, theksoi znj. Sinani, duke shprehur bindjen se kjo marrëdhënie do të sjellë përfitime të prekshme për të dy komunat.
A1 info