Kryetarja e Preshevës takim në Tiranë për çështjet e Luginës

Publikuar 5 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin institucional dhe për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe mbështetja për komunitetin shqiptar në këtë rajon.

Gjatë takimit u theksua se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë dhe mbeten pjesë e vëmendjes së politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe e angazhimit institucional të saj.

Po ashtu u shpreh falënderim edhe për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit.