Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani takohet me Ministrin e Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku: Projekte të përbashkëta për kulturën shqiptare

Publikuar 1 vit më parë

Prishtinë, 10 prill 2025 – Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, është pritur sot në një takim zyrtar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku.

Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe i ngrohtë, ku u diskutuan projektet konkrete që do të realizohen në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit – fusha këto që, siç u theksua, janë shtylla të identitetit dhe shpirtit të një kombi.

“Projektet që do të konkretizohen nuk janë vetëm krenari për Qeverinë e Kosovës, por edhe për Komunën e Preshevës, sepse janë vepra që i përkasin gjithë shqiptarëve, kudo që janë”, u shpreh kryetarja Sinani pas takimit.

Znj. Sinani falënderoi ministrin Çeku për vëmendjen e vazhdueshme dhe përkrahjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ajo theksoi se, pavarësisht pengesave që shpesh vijnë nga autoritetet serbe – përfshirë ndalimin e vizitave zyrtare të ministrit Çeku në Preshevë – bashkëpunimi nuk ndalet, sepse ai është shpirtëror dhe tashmë po konkretizohet edhe në vepra të përbashkëta.

“Na bashkon një gjuhë, një histori dhe një dashuri e madhe për kulturën tonë të përbashkët”, theksoi Sinani, duke nënvizuar se projektet që pritet të nisin do t’i japin zë trashëgimisë kulturore shqiptare dhe do të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë në fushën e sportit dhe artit.

Takimi u mbyll me angazhimin e ndërsjellë për të thelluar më tej bashkëpunimin institucional ndërmjet Preshevës dhe Prishtinës, duke e konsideruar atë një rrugë të natyrshme drejt forcimit të identitetit kulturor kombëtar.