Kryetarja e Komunës së Preshevës Uron Besimtarët Myslimanë me Rastin e Fitër Bajramit

Publikuar 1 vit më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke shprehur urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.

Në mesazhin e saj, kryetarja theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment të veçantë që sjell gëzim dhe begati në shtëpitë e çdo qytetari, duke forcuar frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit mes njerëzve.

“Bajrami është gjithmonë një moment i veçantë, veçanërisht kur bashkëvendësit tanë kthehen pranë familjeve nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, duke e bërë këtë festë edhe më të bukur dhe kuptimplotë. Le të ruajmë dhe të kultivojmë këtë dashuri e afërsi, duke e bërë Preshevën një vend ku gjithmonë mbizotëron bashkimi dhe respekti i ndërsjellë,” u shpreh ajo.

Në përfundim, kryetarja uroi që kjo festë të sjellë lumturi dhe begati në çdo familje, duke përcjellë një mesazh të fortë për bashkim dhe respekt reciprok.

“Nga zemra, ju uroj një Bajram të gëzuar e të bekuar!” përfundoi ajo.