Kryetarja e Komunës së Preshevës takon përfaqësuesit e OSBE-së, diskutohet për sfidat lokale dhe konkursin për zjarrfikës

Publikuar 6 muaj më parë

Preshevë – Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, z. Antonios Baleskas, si dhe me përfaqësuesin e OSBE-së, z. Iljasa Musliu. Takimi u mbajt me qëllim të adresimit të problematikave aktuale me të cilat po përballet Komuna e Preshevës.

Gjatë diskutimeve u trajtuan një sërë sfidash me rëndësi për funksionimin e institucioneve lokale, me theks të veçantë te konkursi i shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme për pranimin e tre zjarrfikësve në Komunën e Preshevës. Ky proces u vlerësua si jetik për rritjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Kryetarja Sinani theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në shërbime thelbësore dhe u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të aplikojnë dhe të konkurojnë në këtë proces. Sipas saj, angazhimi i brezit të ri është i domosdoshëm për forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më funksionale.

Takimi u vlerësua si konstruktiv, duke riafirmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Preshevës dhe OSBE-së në adresimin e çështjeve me interes publik.